Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë të enjten se ndihma amerikane për Ukrainën “nuk do të ketë ndonjë ndikim në situatën në fushën e betejës, e cila është larg nga të qenit në favor të anës ukrainase”.
Në një konferencë për media të enjten, Peskovi ka theksuar se "asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë" dhe shtoi se "në çdo rast, në çdo mënyrë të dhënies së kësaj ndihme, de facto, ne po flasim për provokimin e Ukrainës në armiqësi të mëtejshme deri në ukrainasin e fundit, duke siguruar fitime të garantuara për Shtetet e Bashkuara”, raporton AP.
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson ka shtyrë përpara një plan për të mbajtur votime për tre paketa financimi - për të siguruar rreth 61 miliardë dollarë për Ukrainën, 26 miliardë dollarë për Izraelin dhe 8 miliardë dollarë për aleatët në Indo Paqësor.
Republikanët në Komitetin e Ndarjeve të Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se më shumë se një e treta e ndihmës për Ukrainën do t'i kushtohet rimbushjes së sistemeve të armëve dhe municioneve për ushtrinë amerikane. Shuma e përgjithshme e parave që i jepet Ukrainës për blerjen e armëve nga SHBA-ja është afërsisht e njëjtë në projektligjet e Dhomës dhe Senatit - 13.8 miliardë dollarë.
Dallimi kryesor midis dy paketave është se projektligji i Dhomës së Përfaqësuesve ofron më shumë se 9 miliardë dollarë ndihmë ekonomike për Ukrainën në formën e "huave të falshme". Projektligji i Senatit nuk përfshinte asnjë dispozitë të tillë që kërkonte shlyerjen.
LEXO EDHE: