Pushuesit në bregdetin e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tmerruan kur prapa tyre panë një peshkaqen masiv, që po notonte fare pranë.
LEXO EDHE: Çka u gjet në barkun e peshkaqenit, që e shqeu turistin 23-vjeçar në Egjipt
DailyMail shkroi se peshkaqeni po notonte pranë dhe bënte lëvizje të çrregullta, ndërsa në pamje shihen pushuesit që u larguan me shpejtësi.
Në videon 28-sekondëshe shihet që moti në atë ditë ishte ngrysur, e kjo mund të ketë çuar peshkaqenin pranë bregut. Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Muajve të fundit janë shtuar raportimet për sulme të peshkaqenëve.