Të paktën gjashtë zjarre janë aktive në Los Angeles dhe në qarkun e tij fqinj, Ventura. Përveç njërit në Woodley, i cili është zvogëluar në madhësi, të tjerët nuk po arrihen të kontrollohen, thonë zyrtarët.
Zjarri i fundit, i quajtur Sunset Fire, shpërtheu në kodrat e Hollywoodit dhe ka shkaktuar evakuime të detyrueshme, duke përfshirë zonat e mbushura me shtëpi të të famshmëve, raporton BBC.
Pesë persona janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 100,000 njerëz janë detyruar të evakuohen si pasojë e zjarreve.
Palisades, zjarri i parë që shpërtheu të martën, është bërë më shkatërruesi në historinë e Los Anxhelosit dhe është ende në rritje, thonë zyrtarët.
Zjarrfikësit në Los Angeles po përjetojnë mungesë uji dhe po përdorin ujin e marrë nga pishinat dhe pellgjet.