Pesë persona janë plagosur nga një sulm me thikë në qendër të Amsterdamit, në Holandë. Një i dyshuar është arrestuar, por motivet janë ende të paqarta, ka raportuar “BBC”.
Policia holandeze thotë se zona që përfshinë sheshin Dam është rrethuar dhe një helikopter i emergjencave është thirrur.
BREAKING:
Mass-stabbing attack in Amsterdam.
At least 5 people have been stabbed in central Amsterdam. The attacker has been arrested.
🇳🇱 pic.twitter.com/0f0Nfx0G1C
Deri tani nuk ka detaje rreth gjendje së të lënduarve.
Videot e publikuara në media shfaqin një helikopter para pallatit mbretëror në sheshin Dam dhe makina të emergjencës që po ashtu janë brenda zonë së rrethuar.
Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë fotografi të incidentit t’i dorëzojnë ato si dëshmi.