Botë

Përshkallëzon dhuna në Bregun Perëndimor pas zhdukjes së një izraeliti

Përshkallëzon dhuna në Bregun Perëndimor pas zhdukjes së një izraeliti

Foto: Associated Press

Dhuna ka shpërthyer gjatë kërkimit të Izraelit të një adoleshenti në Bregun Perëndimor, ku një palestinez u vra dhe 25 të tjerë u lënduan nga përleshja me kolonët hebre.

Trupat izraelite intervenuan pasi dhjetëra kolonë izraelitë u futën në fshatin al-Mughayyir, të armatosur.

Benjamin Ahimeir, 14 vjeç, nuk është gjetur dhe një kërkim i madh po bëhet, raportoi BBC.

Dhuna ka përshkallëzuar në Bregun Perëndimor që nga nisja e luftës Izrael-Hamas në Gaza më 7 tetor.

Nuk dihet nëse palestinezi që u vra, u qëllua nga një kolon i armatosur apo nga ushtar izraelit.

Ushtria izraelite ka thënë se ka arritur të shpërndajë kolonët që ishin futur në fshat. Trupat kanë vendosur postblloqe në zonë ndërsa kërkimi për djalin vazhdon.