Kapiteni i anijes ngarkuese Solong, që u arrestua pas përplasjes me një anije amerikane transportuese në Detin e Veriut, është shtetas rus, ka konfirmuar pronari i anijes, raporton BBC.
Policia e Humberside ka thënë se 59-vjeçari është në paraburgim. Ai u arrestua të martën nën dyshimin për vrasje nga neglizhenca.
Anija ngarkuese me flamur portugez, Solong dhe anija transportuese me regjistrim amerikan, Stena Immaculate, u përplasën të hënën afër bregut të East Yorkshire. Një anëtar i humbur i ekuipazhit nga anija ngarkuese perzumohet i vdekur pasi operacionet e kërkim-shpëtimit u mbyllën të hënën.
Të dy anijet u kapluan nga zjarri pas përplasjes, duke nxitur një reagim të shpejtë nga shërbimet emergjente.
Roja bregdetare e Humberside ka thënë se ka shpëtuar 36 persona.