Botë

Përplasen dy aeroplanë të vegjël në SHBA, dy të vdekur

SHBA

Të paktën dy persona kanë vdekur si pasojë e përplasjes së dy aeroplanëve të vegjël në Arizona të SHBA-së të enjten.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka thënë se po heton përplasjen pranë një aeroporti në periferi të Tucson, raporton AP.

Departamenti i Policisë së Maranës ka konfirmuar dy vdekje.

Administrata Federale e Aviacionit ka thënë se dy persona ishin në bordin e secilit aeroplan të përfshirë në përplasje.