Qindra protestues propalestinezë dhe po ashtu grupe proizraelite janë përleshur të enjten në Romë, në Ditën e Çlirimit të qytetit.
Sipas raportimeve të mediave italiane, të dy grupet u ndeshën ballë për ballë në qendër të qytetit italian. Prani e madhe e policisë ishte në vendin e ngjarjes, raporton “Associated Press”.
Qindra protestues mbanin flamuj palestinezë dhe këndonin këngën tradicionale “Bella Ciao”, e në anën tjetër anëtarët e komunitetit hebre gjetën mbështetje edhe nga “Brigata Hebraica”, grup i cili luajti rol kyç në lëvizjen e rezistencës të Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Tensionet u përshkallëzuan pas vendimit për mbajtjen e protestave propalestineze në gjithë vendin në Ditën e Çlirimit.