Maja e një katedraleje të famshme gotike në qytetin francez të Rouen është përfshirë nga flakë, derisa zjarrfikësit në vendngjarje po luftojnë për ta shuar zjarrin, thonë zyrtarët lokalë.
Imazhet e postuara në X nga prefektura tregojnë tymin e zi që del nga pjesa në krye të ndërtesës, e cila është rreth 150 metra e lartë, raporton BBC.
"Origjina e zjarrit nuk dihet në këtë pikë”, ka deklaruar kryebashkiaku Nicolas Mayer-Rossignol, duke shtuar se "të gjitha burimet publike janë mobilizuar" në përgjigje.
Katedralja është evakuuar dhe është vendosur një perimetër sigurie, ka bërë të ditur prefektura.
Nuk ka raportime për viktima, sipas autoriteteve lokale dhe nuk dihet shkalla e dëmtimit të ndërtesës.
“Zjarri shpërtheu në majë të majës, e cila nuk është prej druri, por prej metali”, kanë thënë zyrtarë të prefekturës për agjencinë e lajmeve AFP.
Katedralja e Rouen-it aktualisht po i nënshtrohet restaurimit të gjerë dhe është paraqitur në disa vepra arti nga artisti impresionist, Claude Monet në shekullin e 19-t.