Botë

Për shkak të mjegullës anulohen fluturimet në Aeroportin e Shkupit

Mjegulla edhe sot në mëngjes shkakton probleme në zhvillimin e komunikacionit në vend.

Në aeroportin e Shkupit sot në mëngjes janë anuluar të gjitha fluturimet dhe aterrimet e planifikuara. Vetëm një fluturim është riorientuar në aeroportin e Prishtinës.

Dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri në 100 metra ka në rrethrrotullimin pranë Shkupit, si dhe në akset rrugore Shkup – Katllanovë dhe Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë.

Në akset e tjera rrugore në vend komunikacioni po zhvillohet vende-vende nëpër rrugë të lagështa.