Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është zgjedhur “Personi i Vitit” për vitin 2024 nga revista TIME.
Trumpi mori titullin e njëjtë edhe në vitin 2016, kur fitoi zgjedhjet presidenciale.
Trumpi i bashkohet presidentëve që kanë fituar nga dy mandate si Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama – të cilët gjithashtu janë zgjedhur nga dy herë si personazhet e vitit nga TIME.
Presidenti i 32-të i SHBA-së, Franklin D. Roosevelt, është i vetmi person që ka marrë këtë titull tre herë.
Republikani Trump në të kaluarën e kishte tallur TIME-n pasi revista e kishte quajtur si “president të shteteve të ndara të Amerikës”.
TIME jep çmimin “Personi i Vitit” që nga viti 1927.
Fituesit e tjerë përfshijnë aktivisten e ndryshimeve klimatike Greta Thunberg, shefin e Meta, Mark Zuckerberg, Papa Françeskun dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.