Botë

Pekini akuzon dy shtetasë kinezë për spiunazh për Britaninë

Marrëdhëniet e tensionuara Kinë-Britani

Marrëdhëniet e tensionuara Kinë-Britani

Foto: Associated Press

Pekini ka akuzuar dy shtetas kinezë për spiunazh për Britaninë, në mes të një marrëdhënieje mes dy shteteve që është bërë gjithnjë e më e tensionuar.

Kina dhe Britania e Madhe janë përplasur për shtypjen e fjalës së lirë nga Pekini dhe zgjedhjet e hapura në Hong Kong, një ish-territor britanik që iu garantuan liritë e veta ekonomike dhe politike për 50 vjet pas dorëzimit të sundimit kinez në vitin 1997, raporton AP. 

Në një mesazh në mediat sociale të hënën, Ministria e Sigurisë së Shtetit, shërbimi kryesor i Inteligjencës së Kinës, ka thënë se zbuloi një rast të madh spiunazhi që përfshin një çift të identifikuar vetëm me mbiemrat e tyre, Wang dhe Zhou, të cilët dyshohet se ishin rekrutuar nga agjencia e inteligjencës së jashtme britanike MI6. Aty thuhet se Wang kishte shkuar në Britani si student në vitin 2015 dhe më vonë iu bashkua gruaja e tij. 

Shërbimi i Inteligjencës ka thënë se çifti punonte për qeverinë kineze në një “agjenci shtetërore qendrore” dhe trajtonte sekretet qeveritare, të cilat ia kalonte MI6-së. Nuk u dha asnjë informacion se çfarë informacioni specifik mund të ketë dhënë çifti. Ministria ka thënë se rasti është ende nën hetim dhe nuk ka dhënë asnjë fjalë për vendndodhjen e çiftit.

Shteti britanik nuk ka komentuar ende lidhur me këtë.

Muajin e kaluar, autoritetet britanike kanë thënë se dy burra do të dilnin në gjyq me dyshimin se kishin mbledhur informacione të ndjeshme për autoritetet e Hong Kongut. Një i dyshuar i tretë, 37-vjeçari britanik, Matthew Trickett, u akuzua gjithashtu në këtë rast, por u gjet i vdekur në një park në rrethana të pashpjeguara nga policia.