Katër persona të tjerrë janë nxjerrë të gjallë pas afro 60 orësh të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë Rihter që dridhi Birmaninë të premten, raporton “BBC”.
Numri i viktimave ka arritur në të paktën 1700.
Personat janë nxjerrë nga një shkollë e shembur në rajonin verior Sagaing. Po ashtu është nxjerrë një trup i pajetë, është njoftuar nga shërbimi i zjarrfikësve i Birmanisë.
Qindra persona mbesin të zhdukur, ndërsa po vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit në Birmani dhe Tajlandë.
Në kryeqendër të Tajlandës, Bangkok, numri i të vdekurve ka arritur në 18.