Një burrë në Connecticut, njerka e të cilit dyshohet se e mbajti në robëri për 20 vjet, u arratis duke i vënë zjarrin dhomës së vogël ku mbahej.
Autoritetet iu përgjigjën lajmërimit për zjarr dhe e shpëtuan 32-vjeçarin nga dhoma 6.7 metra katrorë. Ai peshon 30 kilogramë.
Ai ka deklaruar se e nisi zjarrin pasi duroi vite “abuzimi, urie, neglizhence dhe trajtimi çnjerëzor”, ka thënë policia.
Njerka e tij është akuzuar për kidnapim dhe mizori. Megjithatë, ajo ka mohuar akuzat.
Prokurorët pretendojnë se atij iu dha një sandviç dhe dy shishe të vogla uji në ditë për vite me radhë. Ai u la të dilte jashtë dhomës vetëm për dy orë në ditë për të kryer detyra derisa mbikëqyrej nga njerka.
Prokurorët thanë se ai e nisi zjarrin edhe pse e dinte se mund të vdiste prej tij.
Burri i kishte thënë policëve se mbahej i mbyllur në dhomë që kur ishte 11 vjeç.