Partneri më i madh i koalicionit të qeverisë së Benjamin Netanyahut ka njoftuar të martën se do të ofrojë “mbështetje të plotë” për marrëveshjen e mundshme për lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi, edhe nëse kjo do të përfshinte “hapa me shtrirje të gjerë” në strategjinë e luftës në Gaza.
Deklarata nga Shas, parti ultra-ortodokse hebreje që ka 11 nga 120 vendet e parlamentit, pasoi kundërshtimin e hapur ndaj një marrëveshjeje të tillë nga dy partnerë të koalicionit të ekstremit të djathtë, raporton “Reuters”.
Presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar Izraelit dhe Hamasit që të arrijnë një marrëveshje për lirimin e rreth 100 pengjeve të mbetura, për një armëpushim të zgjatur.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e mohoi të hënën se kishte “presion” nga qeveria e tij e koalicionit për të hedhur poshtë një propozim armëpushimi të prezantuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për t'i dhënë fund luftimeve në Gaza.
Shumë izraelitë po i kërkojnë Netanyahut të përqafojë propozimin e Bidenit, por aleatët e ekstremit të djathtë kërcënojnë se do ta rrëzojnë qeverinë e tij nëse ai e bën këtë.