Partia në pushtet e Rusisë, "Rusia e Bashkuar", ka fituar lehtësisht zgjedhjet parlamentare, të cilat presidenti Vladimir Putin i ka cilësuar si një provë të mbështetjes për luftën në Ukrainë, ka njoftuar të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ishin numëruar mbi 95% e votave.
Partia "Rusia e Bashkuar" ka fituar 57,83% të votave, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një rritje krahasuar me 49,8% që kishte marrë në vitin 2021, kur u mbajtën zgjedhjet e fundit për Dumën Shtetërore (dhoma e ulët e parlamentit).
Këto rezultate i kanë siguruar partisë "Rusia e Bashkuar" 355 vende në Dumën me 450 vende, duke i mundësuar asaj të ruajë shumicën kushtetuese, ka bërë të ditur komisioni.
-
Rusia mban këtë fundjavë zgjedhjet e para parlamentare që nga fillimi i luftës në Ukrainë
-
Nis procesi treditor i votimit për zgjedhjet parlamentare në Rusi
-
Zgjedhjet në Moldavi, partia pro-evropiane kryeson me 42%
-
Qindra dronë godasin Moskën në ditën e fundit të votimit në zgjedhjet parlamentare të Rusisë
-
Rusia raporton sulme kibernetike ndaj sistemit zgjedhor në ditën e dytë të votimit