Botë

Partia gjermane organizoi takim të fshehtë, planifikoi “dëbimin e miliona njerëzve nga territori”

Pjesëtarë të subjektit politik Alternativa për Gjermaninë (AfD) janë mbledhur në një takim të mbyllur ku ndër të tjera është kërkuar largimi i miliona njerëzve nga Gjermania, ka raportuar mediumi gjerman ZDF.

Sipas mediumit, grupi ekstremistë i djathtë është mbledhur në afërsi të qytetit Potsdam, në nëntorin e 2023-s ku ka prezantuar planin për deportimin në masë të gjermanëve.

Plani është shpërfaqur nga Martin Sellner, i njohur si pjesë e nismës politike “Identitarian Movement”, ku ndër të tjera thuhet se shtetasit gjermanë do të dërgoheshin në Afrikë.

Correctiv ka thënë në njoftim se bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, Sellner kishte planifikuar të miratonte “shumë presion për t’u përshtatur” me popullsi emigruese.

AfD-ja është themeluar në vitin 2013 dhe kishte fituar një ndikim në politikën gjermane. Ajo e kishte shpallur veten alternativë ndaj politikave tradicionale, me fokus kah migracioni, euro-skepticizmi dhe kritika kundër Bashkimit Evropian (BE).

Ajo është pjesë e Bundestagut.