Koreja e Jugut ka votuar pro mocionit për shkarkimin e presidentit në detyrë, Han Duck-soo, dy javë pasi Parlamenti votoi për ta çuar drejt shkarkimit presidentin Yoon Suk Yeol.
192 deputetë votuan pro mocionit. Mbi 151 vota nevojiten për atë që të ketë sukses.
Kryeministri Han e mori rolin e presidentit pasi Yoon u pezullua nga detyra zyrtare për shkak të tentimit të tij për të shpallur gjendje lufte në shtet, raportoi BBC.
Han supozohet ta nxirrte shtetin jashtë krizës politike, por deputetët opozitarë argumentuan se ai po refuzonte kërkesat për të kompletuar procesin e shkarkimit të Yoonit.
Ishte skenë kaosi në parlamentin jugkorean të premten. Deputetët nga partia e Yoonit dhe Hanit protestuan pasi kryetari i parlamentit, Woo Won-shik, njoftoi se duheshin vetëm 151 vota për ta kaluar mocionin.
Kjo nënkuptonte se ndryshe nga 200 votat që kërkoheshin për mocionin ndaj Yoonit, tani nuk nevojitej asnjë votë nga partia në pushtet.
Deputetët e partisë në pushtet thanë se ky ishte “abuzim i pushtetit” dhe shumica e bojkotuan votimin.
Opozita parashtroi kërkesën për mocion kundër Hanit të enjten pasi ai bllokoi takimin e tre gjykatësve që parlamenti i kishte zgjedhur për ta mbikëqyrur rastin e Yoonit. Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut zakonisht përbëhet nga nëntë anëtarë dhe gjashtë prej tyre nevojiten që ta shtyjnë deri në fund shkarkimin e presidentit. Aktualisht janë gjashtë gjyqtarë dhe kjo nënkupton se vetëm një refuzim mund ta shpëtojë Yoonin nga shkarkimi.
Ministri i Financave, Choi Sang-mok, parashihet ta zëvendësojë Hanin si president në detyrë.