Gjykata e Apeleve në Paris ka vendosur të mërkurën që një urdhërarrest ndërkombëtar për presidentin e Sirisë, Bashar Assad, i lëshuar nga Franca, për bashkëpunim të dyshuar në krime të luftës gjatë luftës civile të Sirisë, është i vlefshëm dhe mbete në fuqi.
Jeanne Sulzer dhe Clemence Witt, avokatë që përfaqësonin paditësit dhe organizatat joqeveritare pas ankesës, e përshëndetën vendimin si një gjykim historik, raporton AP.
Në maj, prokurorët francezë kundër terrorizmit i kërkuan gjykatës së apelit të Parisit të vendosë për heqjen e urdhërarrestit për Assadin, duke thënë se ai ka imunitet absolut si kreu i shtetit në detyrë.
“Është hera e parë që një gjykatë kombëtare ka pranuar se imuniteti personal i një kreu shteti në detyrë nuk është absolut”, thanë avokatët në një deklaratë.
Autoritetet gjyqësore franceze lëshuan urdhërarreste ndërkombëtare nëntorin e kaluar për Assadin; vëllain e tij Maher Assad, komandantin e Divizionit të 4-të, dhe dy gjeneralët sirianë, Ghassan Abbas dhe Bassam al-Hassan, për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.