Lindja e Mesme

Parashikimi i SHBA-së – Irani e sulmon Izraelin brenda ditësh

Hezbollah

Foto: Associated Press

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Irani të nisë sulme kundër disa caqeve brenda Izraelin në ditët në vijim dhe janë të përgatitura të ndihmojnë në ndalimin e tyre, i kanë thënë burime CNN-it.

Administrata e Bidenit është e alarmuar për mundësinë e shpërthimit të konfliktit në një periudhë shumë të paqëndrueshme në Lindjen e Mesme.  

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka parashikuar se sulmet e Iranit po vinin shpejt ndërsa e dha një paralajmërim direkt duke i thënë Teheranit “Mos e bëj”.

Nisja e konfliktit mes Iranit dhe Izraelit do të shënonte një përshkallëzim serioz në rajon – një skenar të cilin SHBA-ja ka shpresuar ta shmangë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në tetor. 

SHBA-ja ka ndjekur lëvizjet ushtarake të Iranit, dhe ka thënë se sipas sinjaleve ai po përgatitet për sulm mbi izraelitët nga brenda territorit të vet. Një burim ka thënë se SHBA-ja ka parë se Irani ka vënë në gatishmëri rreth 100 raketa. 

“Jemi të përkushtuar në mbrojtjen e Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin, ne do ta ndihmojmë mbrojtjen e Izraelin dhe Irani nuk do të ketë sukses”, ka thënë Biden të premten.