Botë

Papa Françesku: Ndaleni masakrën

Papa Françesku ka thënë se ukrainasit po masakrohen, ndërsa bëri thirrje që pushtimi të ndalet.

Kështu është shprehur ai në fjalimin e tij të së dielës në Vatikan.

Papa Françesku u tha turmave të mbledhura në Sheshin e Shën Pjetrit: “Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet. Në emër të Zotit, ju kërkoj ndaloni këtë masakër”, raporton The Guardian.

85-vjeçari shtoi se bombardimet ndaj spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile janë "barbare" dhe nuk kanë "asnjë arsye të vlefshme strategjike".