Botë

Pamjet nga droni tregojnë momentet e fundit të liderit të Hamasit

Lideri i Hamasit

Pamjet nga droni të publikuara nga ushtria e Izraelit tregojnë momentet e fundit të liderit të Hamasit, Yahya Sinëar, para se të vritej.

Videoja duket se është kapur nga një dron që fluturon përgjatë dritares së hapur të një ndërtese pothuajse krejtësisht të shkatërruar.

Ai i afrohet një burri të palëvizshëm në një karrige në katin e parë të ndërtesës që është e mbuluar nga rrënoja.

Burri, që duket i lënduar, më pas duket se e gjuan dronin me një shkop dhe video përfundon aty.

VIDEO: