Qindra-mijëra myslimanë nga krejt anët e botës ia mësyjnë Arabisë Saudite çdo vit për haxhillëk.
Pelegrinazhi konsiderohet si detyrë fetare që të gjithë myslimanët duhet ta përmbushin së paku një herë në jetën e tyre, nëse i kanë punët mirë fizikisht dhe financiarisht.
Në haxhillëk kryhen rituale të ndryshme, përfshirë tavafin, në të cilin pelegrinët ecin shtatë herë rreth Qabesë dhe gjuajtja e djallit me gurë.
Për shumë myslimanë, haxhi, një prej pesë shtyllave të fesë Islame, sinjalizon rilindjen e tyre shpirtërore dhe shlyerjen e gabimeve të së kaluarës.
Skenat e filmuara para disa dekadash ende reflektojnë ato që ndodhin sot në pelegrinazhin islam.
Pelegrinët janë të veshur me rrobat ihram për të barazuar të pasurit dhe të varfrit para zotit.
Këtu mbreti Faisal i Arabisë Saudite pret personalitetet të njohura që mbërrijnë në Mekë për haxhillëk.
Mbreti njihet për stabilizimin dhe modernizimin e shtetit, përfshirë mundësinë që për herë të parë të transmetohej haxhi nëpër kanalet botërore.
Që prej vitit 1977 televizioni transmetonte pamje me ngjyra nga haxhi. Ndërkaq pamjet bardhezi janë të viteve 1954 dhe 1966.
Pelegrinët nisin të mblidhen në Mekë, para se të nisin udhëtimin e tyre.
Mirëpo turma këtu nuk krahasohet me numrin e madh të pelegrinëve rreth Qabesë – pika më e shenjtë e botës myslimane dhe fokusi i të gjitha lutjeve.
Në ditët e sotme, qeveria e Arabisë Saudite lëshon viza për pelegrinët që dëshirojnë të shkojnë në haxhillëk.
Haxhi nuk është gjithmonë i lehtë – për shkak të luftërave dhe trazirave politike.
Që prej Luftës së Gjirit në vitet ’90, irakianët vazhdimisht janë ankuar për vështirësitë që të shkojnë në haxhillëk.
Këta irakianë shpesh angazhojnë ekspertë për udhëtimin katërditor në të nxehtin përvëlues të shkretëtirës.
Në vitin 2002, në aeroportin e Kabulit, shumë pelegrinë afganë mezi prisnin të nisin haxhin.
Mijëra prej tyre pritën me ditë të tëra jashtë aeroportit kur atëherë lideri Hamid Karzai ua mori nga 1 mijë e 600 dollarë për 4 mijë afganët që donin të shkonin në haxhillëk.
Mirëpo fluturimet drejt Arabisë Saudite dështuan, duke krijuar kaos në aeroportin e Kabulit.
Qeveria fajësoi pistat e dëmtuara nga bombat. Për të qetësuar gjithçka, Britania nisi katër aeroplanët C-130 Herkules, me të cilët qindra afganë shkuan në Arabinë Saudite.
Kontrolli i turmave të mëdha është sfidë, sidomos rreth Minas kur mblidhen njerëzit për ritualin e hedhjes me gurë.
Ndërkaq në vitin 2015 haxhi u trondit nga tragjedia e dyfishtë.
Së pari një kran u rrëzua, duke lënë të vdekur 100 njerëz.
Pastaj stampedo në Mina la të vdekur 2 mijë e 400 pelegrinë.
Së fundmi ceremonia e haxhillëkut është anuluar shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Në vitin 2020, autoritetet arabe lejuan më pak se 10 mijë njerëz për të kompletuar pelegrinazhin.
Vitin e kaluar, rreth 60 mijë pelegrinë të vaksinuar u lejuan të merrnin pjesë në haxhillëk. Maskat ishin veçori moderne e rrobave tradicionale që përdoren për ritualet.
Sivjet, Arabia Saudite ka bërë të ditur se 1 milion njerëzve do t’u lejohet pjesëmarrja në haxhillëk.