Dyshimet e para thonë se të gjithë pasagjerët vdiqën pas rrëzimit të avionit në Nepal, raportoi BBC-ja të hënën.
Zyrtari lokal, Tek Bahadur, deklaroi se shanset për të gjetur dikë të gjallë, nga 72 sa ishin në bord, janë zero.
Në mediat online janë publikuar pamje të momentit kur avioni ra dhe u përfshi nga flaka masive.
E hëna është shpallur ditë zie kombëtare dhe Qeveria ngriti një panel për të hetuar shkakun e katastrofës.
Aksidentet e aviacionit nuk janë të rralla në Nepal, shpesh për shkak të pistave të largëta dhe ndryshimeve të papritura të motit që mund të shkaktojnë kushte të rrezikshme.