Botë

Palestinezët në Gazë fillojnë kthimin në shtëpitë e tyre

Gaza

Foto: Associated Press

Mijëra banorë të Gazës të zhvendosur brenda vendit kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre mëngjesin e së dielës.

Radha të gjata njerëzish që mbanin rroba dhe sende të tjera shihen në fotot e publikuara nga fotografët në territor, raporton BBC.

Ndërkohë, agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët (UNRËA), ka bërë të ditur se mijëra kamionë të mbushur me ushqime dhe miell tani presin të hyjnë në Gaza, diçka e rënë dakord në marrëveshjen e armëpushimit.

Në një postim në X, agjencia thotë se ka "4,000 kamionë me ndihma gati për të hyrë në Gaza, gjysma e tyre bartin ushqim dhe miell".

Lexo përditësimet tjera
Benjamin Netanyahu

Shtyhet hyrja në fuqi e armëpushimit në Gaza, kryeministri izraelit akuzon Hamasin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se armëpushimi në Gaza është shtyrë derisa Hamasi ta publikojë...