Botë

OKB: Talebanët do të vendosin rregulla të reja për punën e grave në operacionet humanitare

Ministrat talebanë kanë thënë për një zyrtarë të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se planifikojnë të hartojnë udhëzime të reja për të lejuar gratë afgane të punojnë në disa operacione humanitare, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Martin Griffiths ka thënë për BBC-në se ka marrë përgjigje inkurajuese nga një gamë e gjerë ministrash talebanë gjatë bisedimeve në Kabul.

Me gratë afgane që luajnë rol vendimtar në dhënien e ndihmave, ekziston shqetësimi se ndalimi po rrezikon operacionet urgjente humanitare për shpëtimin e jetës në vend.

"Ia vlen të kujtohet se, këtë vit, Afganistani është programi më i madh i ndihmës humanitare në botë ndonjëherë", ka thënë Griffiths në Kabul, i cili është nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare.

Ky vit është dimri më i ftohtë në Afganistan brenda një dekade një dekade. Në dy javët e fundit, më shumë se 126 afganë kanë humbur jetën në temperatura të ulëta.

"Unë mendoj se ata po dëgjojnë dhe më thanë se do të nxjerrin udhëzime të reja në kohën e duhur, të cilat shpresoj se do të na ndihmojnë të përforcojmë rolin e grave”, ka thënë ai për ministrat talebanë të cilët i kishte takuar.

Vizita e Griffiths ndodhi pas vizitës së javës së kaluar nga nënkryetarja e OKB-së, Amina Mohammed, një grua myslimane britaniko-nigeriane, prania e së cilës nënvizoi alarmin në rritje të OKB-së mbi një sërë dekretesh talebane që kërcënojnë të "fshijnë gratë nga jeta publike".