Më shumë se 100 gra janë përdhunuar dhe janë djegur për së gjalli, gjatë arratisjes nga burgu në qytetin Goma të Republikës Demokratike të Kongos, ka njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Qindra të burgosur u arratisën nga burgu i Munzenze të hënën e kaluar, pasi grupi rebel M23 filloi pushtimin e qytetit. Mbi 165 gra ishin sulmuar seksualisht nga të burgosurit gjatë arratisjes, sipas dokumentit të brendshëm të OKB-së, raporton “BBC”.
Raporti thotë se shumica e grave kishin vdekur pasi të burgosurit i kishin vënë flakën burgun.
BBC nuk ka arritur akoma të verifikoj raportin.
Goma, qytet me më shumë se një milion banorë, ishte pushtuar nga rebelët M23 të mbështetur nga Rwanda, pas avancimit të shpejt në lindje të Kongos.
Qyteti ishte i zhytur në kaos, me trupa në rrugë dhe raketa që fluturonin mbi ndërtesa të banueshme.
Pamjet nga java e kaluar e arratisjes nga burgu shfaqën njerëz që largoheshin nga ndërtesa derisa asaj po i dilte tymi. U dëgjuan edhe gjuajtje me armë.
Sipas OKB-së rreth 2,900 njerëz kanë vdekur gjatë luftimeve.