Botë

OKB-ja ndalon veprimet në zonat e kontrolluara nga Houthit në Jemen

Farhan Haq

Të premten Organizata e Kombeve të Bashkuara ka suspenduar të gjitha udhëtimet në zonat që kontrollohen nga rebelët Houthi në Jemen, pasi një e pjesë e stafit ishin arrestuar nga rebelët, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.

“Ne suspenduam të gjitha lëvizjet zyrtare në dhe rreth zonave de facto nën kontrollin e autoritetit, masat do të jenë në fuqi deri në njoftimin tjetër”, ka deklaruar zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.

Houthit kanë arrestuar pjesë të stafit të OKB-së, si dhe individë të lidhur me ish-ambasadën e SHBA-së në Sanaa, kryeqytetin e Jemenit, dhe grupet ndihmse.

Deri të premten, OKB-ja kishte 16 pjesëtarë të stafit të arrestuar nga Houthit. 

Në të njëjtën kohë, Haq ka deklaruar se OKB-ja është duke shtyrë Izraelin dhe Libanin për përmbushjen e angazhimeve të tyre për ndërprerjen e kundërshtimeve dhe se luftimeve në Bregun Perëndimor po rriten dhe forcat izraelite po operojnë në Jenin dhe kampin e refugjatëve të Jeninit.

Haq ka deklaruar se ndihmat humanitare janë duke arritur në Gazë, me sasi të mëdha të ndihmave të shpërndara sapo filloi armëpushimi të dielën.