Botë

OKB-ja mbështet marrëveshjen e armëpushimit për luftën në Gaza

Volker Turk

Shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk ka shprehur mbështetjen e tij të martën, për marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për luftën në Gaza, duke e përshkruar situatën në territorin palestinez si “përtej katastrofike”. 

Turk ka thënë se normat dhe standardet për zhvillimin e luftës janë shkelur brutalisht në Gaza dhe se çdo iniciativë që mund të çojë në përfundimin e luftës është e mirëpritur.

“Ne as nuk dimë se si ta përshkruajmë më. Është përtej e pasigurt. Është përtej katastrofike”, është shprehur Turk, raporton Reuters.

Shtetet e Bashkuara bënë të ditur të hënën se duan që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, prej nëntë anëtarësh, të miratojë një rezolutë që mbështet propozimin e presidentit, Joe Biden, për t’i dhënë fund luftimeve midis forcave izraelite dhe grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës.

Për miratimin e kësaj rezolute nevojiten të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga SHBA-ja, Franca, Britania, Kina ose Rusia.