Botë

OKB-ja kërkon opinion ligjor për obligimet e Izraelit

OKB

Foto: Associated Press

OKB-ja kërkon opinion ligjor për obligimet e Izraelit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, të enjten ka votuar një rezolutë, me të cilën, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), i kërkohet një opinion mbi detyrimet humanitare të Izraelit në Gaza, përfshirë detyrimet për të lehtësuar ndihmat që palestinezëve u jepen nga shtetet dhe grupet ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, raporton Reuters.

Rezoluta e hartuar nga Norvegjia u miratua nga Asambleja me 193 anëtarë, ku nga ta 137 vota pro. Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe 10 vende të tjera votuan kundër, ndërsa 22 vende abstenuan.

Rezoluta u miratua pasi në tetor, Izraeli ia ndaloi veprimtarinë agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezët (UNRËA), duke thënë se disa punonjës të UNRËA-s kishin lidhje me Hamasin.

GJND-ja është gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara dhe opinionet e saj këshilluese kanë peshë ligjore dhe politike, megjithëse ato nuk janë të detyrueshme. Gjykata me bazë në Hagë nuk ka kompetenca të detyrojë zbatimin, nëse opinionet e saj shpërfillen.