Botë

OKB-ja e shton Izraelin në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve

Familjet palestineze duke u larguar nga kampi / Foto: EPA

Familjet palestineze duke u larguar nga kampi

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka shtuar ushtrinë e Izraelit në një listë të shkelësve që dështuan t’i mbrojnë fëmijët gjatë vitit të kaluar, ka thënë ambasadori izraelit në OKB.

Gilad Erden e ka përshkruar vendimin si “të turpshëm”. Ministri i Jashtëm, Israel Katz, ka thënë se “do të ketë pasoja për marrëdhëniet e Izraelit me OKB-në”.

Mijëra fëmijë janë vrarë në fushatën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza, dhe mijëra të tjerë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare, raportoi BBC. 

Lista vjetore e sekretarit të përgjithshëm mbulon vrasjet e fëmijëve në konflikt dhe mohimin e qasjes në ndihmë si dhe shënjestrimin e shkollave e spitaleve. Do të përfshihet në raportin që prezantohet nga Këshilli i Sigurisë i OKB-së javën e ardhshme.

Nuk është shumë e qartë për cilat shkelje akuzohet ushtria izraelite se ka kryer.

Hamasi dhe Xhihadi Islamik do të përfshihen po ashtu në listë.