Botë

Ofrohen 50 mijë dollarë për informata për kapjen e të dyshuarve për vrasjet në Alabama

Vrasje ne Alabama

Foto: Associated Press

Policia po ofron 50 mijë dollarë shpërblim për çfarëdo informate që mundëson kapjen e të dyshuarve për vrasjen e katër personave në Alabama të SHBA-së të shtunën mbrëma, raporton “BBC”. Policia është ende në kërkim të një grupi të personave që dyshohen se kryen sulmin në qytetin Birmingham të Alabamas. 

Në atë sulm u vranë katër persona e u plagosën 17 tjerë. 

Policia ka thënë të hënën se ende po kërkon të dyshuarit dhe ka ofruar shpërblesë për informata për kapjen e tyre. 

Hetuesit kanë thënë se dyshohet se një grup ka shtënë në drejtim të një individi të caktuar. 

Të shtunën mbrëma pak para mesnatës një grup i personave raportohet se dolën nga një veturë dhe filluan të shtien në drejtim të një turme para se të iknin. 

Hetuesit kanë mbledhur mbi 100 gëzhoja të plumbave.  Një grua dhe tre burra janë vrarë në këtë sulm.