Botë

Nxirret trupi i magnatit britanik Lynch nga rrënojat e superjahtit të fundosur

Superjahti i fundosur, nxjerrja e trupave

Foto: Associated Press

Roja bregdetare italiane ka njoftuar të enjten se trupi i magnatit britanik të teknologjisë Mike Lynch është në mesin e atyre që janë nxjerrë na ujërat në Sicili nga rrënojat e jahtit të fundosur, raporton agjencia “AP”. 

Superjahti ishte vlerësuar nga ndërtuesit e tij si i pafundosshëm. Por, ai u fundos në orët e hershme të së hënës në ujërat e Sicilisë. 

Trupi i Lynch dhe katër të tjerëve janë nxjerrë nga rrënojat. Një grua mbetet e zhdukur. 
Superjahti “Bayesian”, i gjatë 56 metra, u fundos pasi u godit nga një stuhi rreth një kilometër nga bregdeti i Sicilisë. Zyrtarët e mbrojtjes civile besojnë se anija u godit nga një tornado mbi ujë dhe u fundos shpejt. 

15 nga 22 personat në bord shpëtuan, përfshirë një nënë që u raportua se kishte mbajtur një bebe njëvjeçare mbi valë për ta shpëtuar atë. 

Lynch kishte festuar lirimin e tij nga akuzat për mashtrim. Ai po festonte me familjen dhe njerëzit që e kishin mbrojtur në gjykatë në SHBA. 

Zhytësit kanë pasur telashe për t’i gjetur trupat. 

VIDEO: