Një burrë i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në një autostradë afër qytetit izraelit Tel Aviv të martën, duke vrarë një polic dhe duke plagosur katër persona, para se të vritej nga një kalimtar, ka thënë policia izraelite.
Hetimet kanë treguar se i armatosuri ka ecur në këmbë në autostradë, ka vrarë policin dhe pastaj ka vazhduar të qëllojë, derisa është vrarë nga civili i armatosur, raporton Reuters.
“Një terrorist erdhi në rrugën kryesore këtu pranë Tel Avivit, afër Yavnes, dhe filloi të qëllonte drejt një makine policie, më pas qëlloi makina të tjera, duke plagosur kështu njerëzit tanë”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Mirit Ben Mayor. “Fatmirësisht, ai është neutralizuar dhe vrarë nga një civil që po udhëtonte këtej”.
Nuk kanë ndarë detaje të tjera për identitetin ose prapavijën e të armatosurit.