Një lider i krahut të armatosur të Hamasit është vrarë në qytetin libanez të Tripolit, raportoi Reuters.
Saeed Atallah është vrarë bashkë me tre pjesëtarë të familjes nga një sulm i Izraelit në një kamp refugjatësh palestinezë.
Një media libaneze ka raportuar se gruaja dhe dy fëmijët e tij janë ata që u vranë me të.
Sulmi raportohet se u bë me dron.
Ushtria e Izraelit nuk ka dhënë komente për këtë.