Kisha e Bashkuar Metodiste në Karolinën e Veriut ka anuluar vendimin 40-vjeçar që ndalonte shërbimin e klerikëve që i takojnë komunitetit LGBTQ në kishë.
Kisha i kishte ndaluar “homoseksualët e vetëshpallur” të shuguroheshin ose emëroheshin si anëtarë klerik, raporton BBC.
Por gjatë konferencës kombëtare të mbajtur të mërkurën, delegatët votuan me 692 vota pro për ta rrëzuar vendimin.
Gjithashtu u lehtësuan kufizimet lidhur me martesat e homoseksualëve, duke miratuar vendimin që parandalon refuzimin nga kleri ose kisha për të kurorëzuar qiftet e të njëjtës gjini.