Botë

Një i vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm me thikë në Izrael

Izrael

Një i moshuar është vrarë dhe katër persona të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë të cilin policia e ka cilësuar si terrorist, në qytetin verior të Izraelit, Haifa.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin qendror të trenit dhe autobusëve në Hamifratz dhe sulmuesi është qëlluar për vdekje në vendngjarje nga rojet e sigurisë, ka njoftuar policia, raporton BBC.

Viktima që vdiq ishte rreth 70 vjeç. Ndërkohë, një djalë 15-vjeçar dhe një burrë e një grua rreth të 30-tave janë në gjendje të rëndë, ndërsa një grua 70-vjeçare është lënduar po ashtu.

Policia ka shtuar se sulmuesi ishte një burrë izraelit druz nga qyteti Shfaram, i cili ishte kthyer së fundmi nga jashtë. Një sulm i tillë nga një anëtar i komunitetit Druz të Izraelit është i rrallë.

Druzët janë një grup etnik dhe fetar, besimi i të cilëve është një degë e Islamit Shiit. Rreth 150,000 jetojnë në Izrael dhe në lartësitë e pushtuara të Golanit, që përbëjnë rreth 1.5% të popullsisë.

Një dëshmitar i ka thënë uebsajtit të lajmeve “Ëalla” të Izraelit se sulmuesi udhëtoi për në Haifa me një autobus nga Shfaram, i cili është rreth 10 km në lindje të Haifës.

Ai kishte nisur të therte me thikë pasagjerët kur autobusi kishte mbërritur në stacion, më pas kishte zbritur dhe kishte sulmuar tjerët në kamp, sipas dëshmitarit.