Botë

Një i vdekur nga përplasja e trenit të shpejtë me një kamion në Hamburg

Treni

Një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë janë lënduar nga përplasja të martën e një treni me shpejtësi të lartë me një kamion në Gjermani.

Gjashtë nga të lënduarit ishin në gjendje të rëndë pas përplasjes jashtë qytetit të Hamburgut, raporton Sky News.

Një pasagjer 55-vjeçar ka vdekur në vendngjarje.

Treni ka përplasur kamionin në vendkalimin hekurudhor për vetura, kanë thënë raportet lokale.

Pothuajse 300 persona ishin në bordin e trenit kur ai u përplas me kamionin që ishte i ngarkuar me shina. Ngarkesa e kamionit u shpërnda rreth vendit të aksidentit.

Pasagjerët e padëmtuar u evakuuan dhe u dërguan në një stacion aty pranë me autobus, ka bërë të ditur policia.

Nuk dihet menjëherë se çfarë çoi në aksident. Shoferi i kamionit është dërguar për t'u marrë në pyetje.

LEXO EDHE: