Botë

Një e vdekur dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet në Australi

Permbytjet

Një grua ka vdekur në Australi dhe mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar përmbytje në Queenslandin verior.

Autoritetet po paralajmërojnë se ujërat mund të rriten deri në nivelin e katit të dytë, një situatë që ata e përshkrujnë si të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën, raporton BBC.

Më shumë se 700 mm shi kanë rënë në pjesë të veriut të Queensland-it në 24 orët e fundit dhe ekziston shqetësimi se reshjet rekorde do të vazhdojnë edhe të hënën, sipas kryeministrit të shtetit të Queensland, David Crisafulli.

Meteorologët thonë se këto mund të jenë përmbytjet më të këqija në rajon në më shumë se 60 vjet.

Mijëra njerëzve që jetonin në qytetin e Toënsville iu tha të largoheshin nga shtëpitë e tyre deri në mesditë të dielën, ndërsa autoritetet sollën 100,000 thasë me rërë për të bllokuar ujin.