Venezuelë

Një gazetar arrestohet për komplot për vrasjen e presidentit

Carlos Julio Rojas

Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek William Saab, ka njoftuar për arrestimin një aktivisti dhe gazetari vendas për gjoja koordinimin e planit për të vrarë presidentin Nicolas Maduro.

Carlos Julio Rojas, i cili ka udhëhequr shpesh protestat antiqeveritare, është arrestuar të hënën, ka njoftuar prokurori Saab, raporton AP.

Autoritetet po hetojnë komplotet e supozuara që kanë çuar në arrestimin e më shumë se 30 personave, duke përfshirë një avokat të shquar të të drejtave të njeriut dhe bashkëpunëtor të kandidatit kryesor të opozitës për president.

Një nga të arrestuarit, sipas prokurorit Saab, ka deklaruar se Carlos Julio Rojas më 25 mars ka koordinuar një komplot për të vrarë presidentin Nicolas Maduro.