Botë

Një foshnjë u lind në varkën plot migrantë

Një foshnjë u lind në varkën plot migrantë

Një foshnjë është lindur në një varkë të mbushur me migrantë, e cila po udhëtonte nga Afrika në Ishujt Kanarine, kanë thënë rojet bregdetare spanjolle.

Ata kanë publikuar një fotografi të foshnjës që shpëtohet bashkë me nënën në mesin e një turme migrantësh të tjerë.

Ekipi i shpëtimit beson se e arriti varkën sapo gruaja kishte lindur foshnjën. Kapiteni i anijet së shpëtimit ka thënë se e dinin që në bord ishte një grua shtatzënë, por se u befasuan kur gjetën një foshnjë të lindur rreth 20 minuta para se të shkonin ata.

Ekipi gjeti nënën në dyshemenë e varkës, ndërsa foshnjën po e mbante një person tjetër aty.

Nëna dhe foshnja janë dërguar me helikopter në spital dhe raportohet se janë mirë.

Kalimi nga Afrika në Ishujt Kanarine është i rrezikshëm. Mbi 46,800 migrantë kanë kaluar  vitin e kaluar për të arritur ishujt.