Botë

Një foshnje e porsalindur gjendet në tualetin e aeroplanit në Mauricius

Stafi i aeroportit në Mauricius ka gjetur një foshnje të porsalindur të braktisur në tualet të një aeroplani, shkruan BBC.

Një grua 20-vjeçare nga Madagaskari, që dyshohet se lindi gjatë fluturimit, është arrestuar.

Aeroplani Air Mauritius, që arriti nga Madagaskari, u ul në aeroportin ndërkombëtar “Sir Seewoosagur Ramgoolam” më 1 janar.

Zyrtarët e aeroportit zbuluan foshnjën, e gjinisë mashkullore, gjatë një kontrolli rutinor.

Ata zbuluan se kishte diçka në letrat e tualetit që ishin mbushur me gjak, dhe nxituan për të dërguar foshnjën për tretman në spital publik.

Policia ka marrë në pyetje pasagjerët.

Gruaja e dyshuar si nëna e foshnjës, fillimisht kishte mohuar këtë, por ajo iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se vetëm sa kishte lindur.

Ajo është dërguar në spital dhe është nën mbikëqyrje të stafit.

Si ajo ashtu edhe foshnja janë mirë.