Përditësim - Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan mallrash i Amazonit doli nga pista gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit të dielën pasdite, duke goditur disa automjete në një rrugë që rrethon aeroportin, thanë zyrtarët, transmeton CNN.
“Njësitë mbërritën dhe gjetën një avion që kishte marrë flakë si pasojë e këtij aksidenti, me flakë të mëdha dhe tym të dendur”, thuhet në një postim në X nga Zjarrfikësit e Miami-Dade.
Më shumë se 60 njësi zjarrfikëse u aktivizuan për ta shuar zjarrin, i tha CNN-it një zëdhënës i Zjarrfikësve të Miami-Dade.
Aeroplani Boeing 767 po fluturonte nga San Juani i Porto Rikos.
Nuk është e qartë pse avioni nuk ishte në gjendje të ndalonte para fundit të pistës. Një rishikim i audiokomunikimit të kontrollit të trafikut ajror, i bërë nga CNN-i, tregon se pilotët nuk deklaruan emergjencë përpara uljes.
Edhe
Personi hyn në pistën e aeroportit në Denver, goditet për vdekje nga aeroplani
Më vonë, ekipet e inspektimit raportuan se nuk u gjetën pjesë të avionit ose mbetje në pistë, por avioni dëmtoi pajisjet e navigimit kur doli nga sipërfaqja e asfaltuar.
Ndalimi i lëvizjeve tokësore në aeroport u hoq rreth orës 17:00 sipas orës lokale, ndërsa ka një vonesë të lëvizjeve tokësore deri të hënën për shkak të avionit të bllokuar në pistë, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
Një aeroplan mallrash del nga pista në Aeroportin e Miamit, pezullohen fluturimet
Një aeroplan mallrash që mbante logon e Amazonit në bisht doli nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Miamit të dielën pasdite, raporton “NBC News”.
Detajet e aksidentit nuk kanë qenë menjëherë të disponueshme, por pamjet video tregonin shtëllunga tymi që ngriheshin nga vendi i ngjarjes.
Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se aeroplani i mallrave tipit “Boeing 767-300” doli nga pista rreth orës 14:00 me kohë lokale, gjatë tentimit për t’u ulur në Aeroportin e Miamit. Ai po udhëtonte nga San Juani i Porto Rikos.
Të gjitha pistat në aeroportin e Miamit u mbyllën pas incidentit, konfirmoi një zëdhënës i aeroportit për “NBC News”.
Edhe
New York, dy pilotë humbin jetën pas përplasjes së aeroplanit me automjetin e zjarrfikësve në pistë
Zjarrfikësit e Miami-Dade kanë thënë për “CBS News” se ekipet morën raportime rreth orës 13:55 me kohë lokale se një aeroplan ka dal nga pista dhe ka goditur disa automjete.
Në deklaratë thuhet se në vendngjarje ka “disa persona që kanë nevojë për trajtim mjekësor”, ndërsa më shumë se 60 pjesëtarë të Zjarrfikësive Miami-Dade Fire janë dërguar në vendin e ngjarjes.
“Do të japim përditësime të tjera për gjendjen e pacientëve sapo të kemi informacione të disponueshme”, thuhet në deklaratë.
Amazon ka konfirmuar se një avion i Amazon Air ka dal nga shtegu në Miami.
“Ne mund të konfirmojmë se një avion i Amazon Air, i operuar nga kompania 21 Air, pati një incident teksa po përpiqej të ulej sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit”, tha Kelly Nantel, drejtoreshë e Marrëdhënieve Globale me Median në Amazon.
“Situata po zhvillohet me shpejtësi dhe ne ende po mbledhim të dhëna. Po punojmë ngushtë me autoritetet lokale dhe zyrtarët për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi. Për momentin, përparësia jonë absolute është siguria, mirëqenia dhe kujdesi për të gjithë të përfshirët. Po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur personat e prekur”.
Raportimet e fundit konfirmojnë se bëhet fjalë për një aeroplan të mallrave, i cili doli nga pista gjatë uljes dhe u përplas me disa automjete, duke marrë më pas flakë.
Rrëzohet një aeroplan mallrash në Kentucky, shpallet gjendje e jashtëzakonshme