Botë

Një 5-vjeçare në mesin e të vdekurve në Kanada, ngrihen tetë akuza ndaj të dyshuarit

Kanada

Foto: Associated Press

Një burrë po akuzohet me tetë akuza të vrasjes së shkallës së dytë pasi një veturë është përplasur me një turmë në një festival rrugor në Vankuver, Kanada, duke lënë të vdekur të paktën 11 persona.

Në mesin e të vdekurve është edhe një vajzë pesëvjeçare, raporton BBC.

Kai-Ji Adam Lo, 30 vjeç, është paraqitur në gjykatë vonë të dielën dhe është vendosur në paraburgim, ka thënë Departamenti i Policisë së Vankuverit, duke shtuar se priten akuza të tjera.

Ushtruesi i detyrës së shefit të policisë, Steve Rai, e ka përshkruar sulmin e së shtunës në festivalin e Ditës së Lapu Lapu, ku morën pjesë deri në 100,000 njerëz, si "ditën më të errët në historinë e qytetit".

Identiteti i të vdekurve nuk është bërë ende i ditur nga zyrtarët, dhe policia ka thënë se dhjetëra të tjerë janë lënduar në sulmin që nuk po trajtohet si terrorizëm.

Policia ka thënë se i dyshuari ishte i njohur për ta para sulmit.

Organizatorët e festivalit vjetor Lapu Lapu kanë thënë se komuniteti filipinas i bashkuar i qytetit ishte "i pikëlluar" dhe ndikimi i sulmit do të ndihet për vitet në vijim.