Një biznesmene, që e quajti veten “Mbretëresha e Mbeturinave”, ka dalë në gjykatë të martën në Suedi ndërsa po akuzohet për hedhje të paligjshme të pirgjeve me mbeturina, në rastin më të madh të krimit mjedisor në Suedi, raporton “BBC”.
Bella Nilsson është një nga 11 të akuzuarit për “krime të rënda mjedisore”.
Ajo ishte shefe ekzekutive e kompanisë për menaxhim të mbeturinave “NMT Think Pink”, e cila akuzohet për hedhjen ose groposjen e 200 mijë tonë mbeturina në 21 lokacione mes viteve 2015 dhe 2020.
Avokatët e Nilssonit, e cila tash quhet Fariba Vancor, dhe një shefi tjetër ekzekutiv Leif-Ivan Karlsson, mohojnë akuzat.
Seanca u mbajt në gjykatën e qarkut në Attunda në veri të Stokholmit.
Prokurorët thonë se mënyra se si kompania keqmenaxhoi plehrat qoi në lëshimin në ajër, ujë dhe tokë të nivele të dëmshme të kemikateve kancerogjene, si plumbit, arsenit dhe merkurit.
Në një rast, një grumbull mbeturinash të Think Pink u dogj afër një rezervati natyror për dy muaj.
Prokurorët thanë se “NMT Think Pink” – që falimentoi në vitin 2020 kur Bella Nilsson u arrestua – s’kishte “asnjë qëllim apo aftësi për t’i trajtuar mbeturinat në përputhje me legjislacionin mjedisor”.
Mënyrat se si u hodhën mbeturinat në lokacione rrezikuan “shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimët”.
11 të akuzuarit i kanë mohuar shkeljet.
Disa bashki po kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.