Botë

Nga SHBA-ja kundërshtohet pretendimi i Zelenskyt për raketa ndërkontinentale

Raketa

Dy zyrtarë amerikanë identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, kanë thënë për CBS News të enjten se raketa e lëshuar në Ukrainë gjatë natës ishte një raketë balistike, por jo një raketë balistike ndërkontinentale.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një raketë ruse e lëshuar në drejtim të Dnipros kishte "karakteristikat" e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM). 

Edhe forcat ajrore ukrainase kanë thënë të enjten në mëngjes se një ICBM ishte nisur nga Rusia.