Botë

Netanyahut ia ndërpresin fjalimin familjarët e të vrarëve në sulmin e 7 tetorit

Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Në një ceremoni përkujtimore në Jerusalem të dielën, të afërmit e të vrarëve në sulmet e Hamasit të 7 tetorit të vitit të kaluar ndërprenë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu teksa fliste gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Të dielën është shënuar data hebraike e një vjetorit të sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, raporton BBC.


Rreth 1,200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng më 7 tetor 2023, kur persona të armatosur të Hamasit kaluan kufirin nga Gaza.

Një video nga transmetuesi izraelit "Kan" tregon Netanyahun duke qëndruar në heshtje në një podium ndërsa anëtarët e audiencës, të cilët nuk mund të shihen në video, bërtasin "turp për ju", raporton “Times of Israel”.

Një person tjetër bërtiste "babai im u vra", sipas agjencisë së lajmeve AFP.