Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka komentuar sulmin ajror izraelit në Iran që u krye të shtunën. Ushtria e Izraelit tha se raketat goditën fabrikat dhe disa objekte tjera në afërsi të Teheranit dhe në perëndim të Iranit të shtunën në mëngjes.
Në fjalimin e tij të dielën Netanyahu tha se sulmi i arriti qëllimet.
“Forca ajrore sulmoi nëpër Iran. Ne i goditën fortë aftësitë mbrojtëse të Iranit dhe aftësitë e saj për të prodhuar raketa që po drejtohen kah ne. Sulmi në Iran ishte i saktë dhe i fuqishëm dhe i arriti gjitha objektivat”, ka thënë Netanyanhu, transmeton “The Guardian”.
Në sulmet izraelite në Iran u vranë katër ushtarë iranianë, sipas Ushtrisë së Iranit.
Sulmi i të shtunës ishte hakmarrje për sulmin e 1 tetorit nga Irani, gjatë të cilit u lëshuan 200 raketa në drejtim të Izraelit.
E lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, të dielën ka komentuar sulmin.
“E keqja që u krye nga regjimi sionist (Izraeli) dy net më parë, s’duhet të nënvlerësohet dhe as të ekzagjerohet. Duhet penguar ky gabim në kalkulim i regjimit sionist. Ata nuk e njohin Iranin, rininë e tij, kombin e tij. Ata nuk kanë qenë ende në gjendje ta kuptojnë plotësisht fuqinë, aftësinë, iniciativën dhe vullnetin e kombit iranian. Ne duhet t’i bëjmë ata ta kuptojnë”, ka thënë Khamenei, transmeton “Al Jazeera”. “Do të ishte gabim të themi se nuk ishte asgjë dhe ka rëndësi”.
LEXO EDHE: