Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar të dielën në mesdite se sulmi i Izraelit ndaj raketave të Hezbollahut në Liban “nuk është fundi i historisë”.
Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore në të gjithë Libanin jugor të dielën herët duke thënë se ishte një sulm parandalues ndaj Hezbollahut, pasi grupi militant tha se kishte lëshuar qindra raketa dhe dronë për t'u hakmarrë për vrasjen e një prej komandantëve të tij kryesorë muajin e kaluar, raporton AP.
"IDF-ja shkatërroi mijëra raketa me rreze të shkurtër dhe të gjitha ato kishin për qëllim të dëmtonin qytetarët tanë dhe forcat tona në Galile”, është shprehur Netanyahu në një takim të kabinetit në ministrinë e Mbrojtjes në Tel Aviv.
Shkëmbimi i fortë i zjarrit kërcënoi të shkaktonte një luftë gjithëpërfshirëse që mund të tërhiqte Shtetet e Bashkuara, Iranin dhe grupet militante në të gjithë rajonin.
Sulmi gjithashtu mund t’i dëmtojë përpjekjet për të krijuar një armëpushim në Gaza, ku Izraeli ka qenë në luftë me grupin palestinez Hamas, një aleat i Hezbollahut, për më shumë se 10 muaj.
LEXO EDHE: