Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se nuk është “i shqetësuar” që të udhëtojë jashtë vendit pasi kryeprokurori në Gjykata Ndërkombëtare Penale ka thënë se po kërkon një arrestimin e tij, ndër të tjerë.
Prokurori Karim Khan ka thënë se po kërkon urdhërarreste për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“Jo, nuk jam i shqetësuar që të udhëtoj. Nuk jam i shqetësuar aspak për statusin tonë”, ka thënë Netanyahu, raportoi CNN.
“Njerëzit nuk do ta marrin seriozisht atë; ata e shohin si gjë të politizuar”.
Lideri izraelit ka shtuar se është i kënaqur që presidenti amerikan e ka quajtur thirrjen e prokurorit “fyese”.
Në një deklaratë, Bideni dënoi përpjekjet e Gjykatës Penale për urdhërarreste, duke theksuar se ajo i ka bërë Hamasin dhe Izraelin të barabartë.